Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Sukses me përmbysje ndaj Apolonisë, Besa siguron fitoren e parë

Besa siguroi sot fitoren e parë në sezonin e ri në Kategorinë e Parë. Ekipi kavajas mposhti 2-1 me përmbysje Apoloninë e Fierit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ekipit mik, që kaloi në avantazh falë nigerianit Anthony (34’).

Gjithsesi, Besa luajti mirë në fraksionin e dytë të takimit dhe siguroi fitoren nëpërmjet golave të Gogës (83’) dhe nigerianit Onuj në minutën e fundit. Besa është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas javës së tretë, po aq sa edhe Apolonia.

Kategoria e Parë kryesohet nga Dinamo me shtatë pikë, teksa vendi i dytë ndahet mes Korabit dhe Tërbunit me nga pesë pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...