Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Suksesi i Vllaznisë “deh” edhe drejtuesit e lartë, Ademi e Xhaferri nuk i kursejnë komplimentet

Vllaznia mposhti Teutën me rezultatin minimal 1-0 në “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe u shkëput në krye të renditjes me 9 pikë më tepër se ndjekësja më e afërt, ndërsa entuziazmin për ecurinë e skuadrës shkodrane, nuk e fshehin as dy drejtuesit më të lartë, kryebashkiakja Voltana Ademi dhe sponsori Alban Xhaferri.

“Ishte një ndeshje shumë emocionuese dhe mendoj se e merituam plotësisht fitoren, pasi patëm shumë raste për të shënuar. Kam pretendimet e mia për rastin e kartonit të kuq, që ndoshta duhet parë edhe njëherë në përsëritje. Megjithatë kemi krijuar një diferencë të konsiderueshme prej 9 pikësh dhe shpresoj që me ndihmën e zotit ta çojmë deri në fund rrugën që kemi nisur”, u shpreh Alban Xhaferri.

“Jam shumë e kënaqur që ia dolëm, pavarësisht vështirësive që patëm. Mendoj se është një arritje tjetër e skuadrës tonë, pasi kemi luajtur më mirë edhe se ndeshjet e tjera. Ia dedikoj këtë sukses trajnerit Brdaric, Matkos, stafit të trajnerëve dhe mbi të gjitha ekipit, që janë një grup i vërtetë”, tha Voltana Ademi, në cilësinë e kryetares së Bashkisë Shkodër, institucion që ka edhe pronësinë e klubit Vllaznia.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...