Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sula dhe Gjuzi: Shqipëria U-17 nuk ka frikë, mund të mposhtim çdo kundërshtar

Kombëtarja shqiptare e 17-vjeçarëve po përgatitet për kualifikueset e kampionatit europian. Ndeshjet e grupit në të cilin bëjnë pjesë kuqezinjtë e vegjël do të luhen pas pak ditësh në Portugali, me Shqipërinë U-17 që do të sfidojë Portugalinë vendase por edhe Gjeorgjinë e Ukrainën. Edhe pse kundërshtarët që do të kenë përballë kuqezinjtë janë shumë të fortë, dy mesfushorët Eogen Sula dhe Ilir Gjuzi besojnë dhe janë optimistë se skuadra e drejtuar nga Elvin Beqiri do të bëjë një figurë shumë të mirë në këto eliminatore.

Sula: “Përgatitjet në ekip janë mirë dhe jemi gati. Jemi ekip i mirë dhe i fortë e shpresoj t’ia dalim. Atmosfera është ne mirë pasi jemi shumë shokë, ruajmë njëri-tjetrin në stërvitje, ndihmojmë njëri-tjetrin. Janë ndeshje të rëndësishme sepse na ndihmojnë ne individualisht dhe ndihmojmë ekipin Kombëtar”.

Gjuzi: “Skuadra është gati për në Portugali. Po stërvitemi fort dhe po bëjmë çmos t’ia dalim dhe pse jo të kualifikohemi. Nëse në fushë tregojmë se mund t’ia dalim shanset janë të larta. Nuk i druhemi askujt pasi nëse jemi grup, mund të mundim çdo skuadër. Mund të rritemi edhe më shumë dhe të njihemi me shokët e skuadrës pasi kështu mund të ecim më lart”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...