Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Sule te Dortmund? S’ma kishte marrë kurrë mendja! Sportivisht vendim i gabuar”

Niklas Sule do të transferohet si lojtar i lirë te Borussia Dortmund në fund të sezonit. Qendërmbrojtësi nuk arriti marrëveshjen e rinovimit me Bayern Munchen, që do të humbasë me parametra zero një pikë të fortë në prapavijë.

Vendimi i 26-vjeçarit të kombëtares gjermane për t’u transferuar në “Signal Iduna Park”, i ka surprizuar të gjithë. Sule kishte oferta nga Anglia, Spanja dhe Italia, por në fund rezultoi vendimtare dëshira e tij për të mos u larguar nga Gjermania.

Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer komentoi vendimin e lojtarit shtatlartë për të firmosur me rivalët e bavarezëve. Sule do të firmosë deri në 2026, teksa raportohet se do të fitojë rreth 10 milionë euro në sezon.

Nuk e di se çfarë rroge do të marrë te Dortmund, por nuk mendoj se do të rritet sportivisht tek ai ekip. Nuk më shkonte kurrë në mendje se Dortmundi do të ishte zgjedhja e parë e tij.

Ata gjithmonë përpiqen të konkurrojnë me ne, kjo i bën shumë mirë Bundesligës, por siç e kemi treguar në nëntë vitet e fundit, ne dimë të mbrohemi dhe do vazhdojmë ta bëjmë”, deklaroi kreu i Bayernit.

[quiz-cat id=”288388″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...