Itali

Sulm me raketa në Tel-Aviv, shtyhet miqësorja e prestigjiozëve europianë

Miqësorja e programuar për t’u luajtur këtë të diel në Tel Aviv mes Juventus dhe Atletiko Madrid është anuluar duke qenë se orët e fundit është përshkallëzuar beteja mes Izraelit dhe xhihadistëve në Rripin e Gazës.

Siç bën të ditur e përditëshmja spanjolle AS, te Atletico morën vendimin për të mos u nisur. Los Colchoneros do të grumbulloheshin në 11:30 dhe në 12:30 ishte parashikuar nisja e fluturimit, që është anuluar. Të dy klubet kanë nevojë për një test përpara se të nisin kampionatet respektive, ndërkohë që tashmë mbetet i mundshëm dhe zhvillimi i ndeshjes në një tjetër destinacion.

Këto ditë sulmet e avionëve izraelitë në Rripin e Gazës kanë shkaktuar vrasjen e të paktën 10 personave ndërkohë që janë mbi 55 të tjerë të plagosur, mes të cilëve edhe komandanti i sektorit verior të islamistëve, Tayasir Jabari. Si përgjigje nga Rripi i Gazës janë lëshuar 70-80 raketa drejt Izraelit por sipas njoftimeve nuk ka patur viktima.

Duke e ngritur në 100 numrin e raketave të lëshuara, lideri politik i organizatës islamike Ziad Nahaleh shtoi se “Tel Aviv dhe të gjitha qytetet e tjera izraelite janë nën shënjestër”, duke bërë që të ngrihet edhe alarmi për zhvillimin aty të ndeshjes së programuar për këtë të dielë.

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency