Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Sulm terrorist në Bruksel, vriten me kallashnikov dy tifozë suedezë

Sulm terrorist në Bruksel pata se të niste ndeshja Belgjikë – Suedi, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit. Sipas shtypit belg, dy persona kanë humbur jetën, pasi janë qëlluar me kallashnikov nga ne person i cili në momentin e masakrës thirri “Allahu akbar”.

Viktimat janë dy suedezë, të cilët mbanin veshur fanellën e përfaqësueses së tyre.

Sulmi i armatosur ndodhi rreth 5 kilometër larg stadiumit ku po zhvillohej ndeshja, pranë Sainctelette Plein, në veri të qendrës së qytetit.

Nga të shtënat me kallashnikov mësohet se përveç dy të vravëve ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.

Lexo edhe: 

Në videon e publikuar në platformën X, agresori duket i veshur me një xhaketë portokalli fluoreshente, pantallona të zeza dhe mban një helmetë të bardhë në kokë.

Ai shfaqet në këmbë, me armë në dorë dhe fillon të qëllojë këdo në trotuar përballë tij. Njerëzit, sapo dëgjojnë të shtënat, nisin të vrapojnë në panik, ndërsa personi i armatosur u qepet pas dy personave, të cilët tentuan të strehoheshin në një pallat.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...