Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Sulmi blozë, duhej Balotelli”, Mancinin e kritikon edhe e ëma: Ndikuan gafat e këtij lojtari

Italia dështoi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duhet të presë katër vite të tjera për të luajtur në Botëror. Kombëtarja ballkanase triumfoi 0-1 në Palermo, arriti një sukses historik e të paharrueshëm, dhe do të sfidojë Portugalinë më 29 mars për një biletë në Botërorin Katar 2022.

Kampionët e Europës zhgënjyen totalisht, teksa vendosën një rekord negativ, pasi asnjëherë më parë kombëtarja e kaltër nuk kishte regjistruar dy mungesa radhazi në Botëror. Të gjithë janë fajtorë për këtë katastrofe futbollistike dhe kritikat në vendin fqinj kanë prekur majën.

Në lidhje me disfatën ndaj Maqedonisë së Veriut ka folur edhe nëna e Roberto Mancinit, trajnerit të Italisë. “Mund të shkonte më mirë, por ky është futbolli: herë të ecën dhe herë jo. E kishim ndeshjen në dorë, por sulmi nuk tregoi ndonjë gjë të madhe.

Unë do të kisha grumbulluar Balotellin. Ai ka forcë të jashtëzakonshme fizike dhe askush nuk e ndalon para portës”, deklaroi Marianna Puolo, e cila tregoi çfarë i tha Roberto pas humbjes së dhimbshme.

Në fund thumbime edhe ndaj Jorginhos, mesfushorit të Chelsea, i cili humbi dy penallti vendimtare ndaj Zvicrës në fazën eliminatore të Katar 2022.  “Humori ishte ai që ishte, ai nuk e priste…

Fatkeqësisht gabimet si ai i Jorginhos na kanë kushtuar. Nuk dua të vendos gishtin mbi plagën, sepse ai me siguri nuk i ka humbur me qëllim, por nëse humbet tre penallti… ”.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...