Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit

Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy "të sakrifikuarit" për miqësoret e Marsit
Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy "të sakrifikuarit" për miqësoret e Marsit

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët në repartin e avancuar po bëjnë mjaft mirë në klubet e tyre.

E si të mos mjaftonin ata që dhanë kontributin kryesor gjatë eliminatoreve, mendimet e brazilianit janë trazuar nga forma e shkëlqyer e Rey Manajt dhe Arbër Hoxhës, por edhe joshur nga mundësia për të pasur në skuadër një sulmues si Armando Broja, i shpejtë, i fortë dhe i aftë të bëjë diferencën në çdo moment.

Të tre këta kanë marrë ftesën nga trajneri për dy miqësoret e muajit mars dhe do të kenë mundësinë të tregojnë se dinë të bëhen pjesë e grupit dhe të vihen në dispozicion për të dhënë kontributin e tyre.

Lexo edhe:

  1. Publikohet lista e Kombëtares, KATËR të rikthyer dhe NJË emër surprizë
  2. Një tjetër Europian në Shqipëri, FSHF dorëzon zyrtarisht aplikimin
  3. VIDEO/ I shënoi një supergol PAOK-ut, kush është Arbër Hoxha, “risia” e Sylvinhos
  4. Sulmi fut në siklet Sylvinhon, kush janë dy “të sakrifikuarit” për miqësoret e Marsit
  5. Lazio gjen trajnerin e ri, nis punë pas ndeshjes me Frosinonen

Këtë herë Sylvinho ka lënë jashtë Arbnor Mujën dhe Mirlind Dakun, që kanë dhënë jo pak kontribut në eliminatore. Natyrisht nuk bëhet fjalë për një përjashtim të tyre, por duke qenë se kampionati në Rusi sapo ka nisur dhe Muja sapo është transferuar në skuadrën e re në Turqi, trajneri u ka lënë kohë të gjejnë formën e tyre më të mirë.

Kjo edhe për faktin që Sylvinho i ka pasur disa herë në grumbullim dhe i ka aktivizuar në eliminatore, ndaj ua njeh mirë aftësitë dhe e vetmja gjë që prej prej tyre, është të rigjejnë formën më të mirë sportive.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...