Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Sulmi i dytë më i dobët në Premier League, “Çekanët” përforcohen me ish-lojtarin e Liverpool

West Ham është duke përjetuar një sezon të ndërlikuar në Premier League me “Çekanët” që renditen në vendin e 18-të dhe duken të përfshirë në garën e mbijetesës. Aktualisht, skuadra e drejtuar nga David Moyes regjistron një statistikë negative në fazën ofensive duke qenë se është sulmi i dytë më i dobët i kampionatit me vetëm 15 gola të shënuar (vetëm Wolverhampton ka bërë më keq, 12).

Në këtë formë, drejtuesit e klubit vendosën të ndërhyjnë në merkato ndërsa përforcuan radhët me Danny Ings. Ky i fundit vjen nga radhët e Aston Villa-s për shifrën e 15 milionë paundëve. 30-vjeçari u shndërrua në një lojtar stoli për Aston Villa-n pas transferimit të Gianluca Scamacca dhe ideja e ndryshimit të skuadrës ishte një skenar perfekt edhe për ish-lojtarin e Liverpool.

Në këtë sezon, Ings numëron gjashtë gola dhe me eksperiencën e tij kërkon të ringrejë West Ham që dy sezonet e fundit i ka mbyllur respektivisht në vend të shtatë dhe gjashtë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...