Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sulmi në ‘hije’, Laçi ‘stonon’ në kampionat

Laçi i 2018-ës nuk po arrin të jetë në lartësinë e skuadrës që befasoi në pjesën e dytë të vitit 2017. Skuadra e Gentian Mezanit, edhe pse vijon të jetë në kontakt me zonën europiane, nuk po bind në rezultate.

Nëse në kupë kurbinasit kanë bindur me dy fitoret ndaj Luftëtarit, me rezultat të përgjithshëm 4-0, duke regjistruar një mesatare prej 2 golash për ndeshje, në kampionat muzika ndryshon. Që nga sfida e parë me Kamzën dhe deri tek transferta e Kukësit, janë 3 gola të shënuar në 5 ndeshje, ndërkohë që fitorja është kthyer në një ‘mollë të ndaluar’.

Një nga këto 3 gola është shënuar në humbjen 3-1 ndaj Kamzës, ku Reginaldo ktheu në gol penalltinë e fituar, ndërkohë që ajo humbje u pasua nga dy barazime të bardha. Tek goli Laçi u kthye ndaj Luftëtarit, ku shënoi dy herë me Shtubinën dhe Nikën, për të marrë barazimin e vuajtur 2-2, ndërkohë që në transfertën e së shtunës ndaj Kukësit, u mposht 1-0.

Nëse mbrojtja ka bërë detyrën, edhe pse ka pësuar 6 gola në 5 ndeshje, reparti që vendoset nën akuzë është sulmi. Gishti drejtohet pikërisht tek reparti i avancuar, ku Reginaldo, Uzuni dhe Nika, nuk po arrijnë të marrin përsipër gjetjen e golit.

Madje sulmuesi nga Mozambiku së bashku me fantazistin beratas, janë vënë në garë për rastet e humbura. Gjithashtu larg parashikimeve janë edhe braziliani Eskerda me të riun Xhixha, me këtë të fundit që është ndalur tek dygolëshi ndaj Vllaznisë në fazën e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...