Futboll

Sulmohet autobusi i Benficas, dy futbollistë përfundojnë në spital

Rifillimi i futbollit në Portugali u shenjua nga një ngjarje e rëndë ku u përfshi autubusi i skuadrës kryesuese të kampionatit, Benfica. Në momentin kur skuadra ishte larguar nga stadiumi, pas barazimit 0-0 me Tondelën, u sulmua me gurë nga disa të panjohur, duke shkaktuar panik mes futbollistëve dhe stafit.

Dy lojtarë të “shqiponjave”, serbi Zivkovic dhe gjermani Weigl, pësuan dëmtime nga ciflat e xhamave që u thyen nga goditjet e forta me gurë. Ata u dërguan në spital, ku morën shërbimin e duhur shëndetësor.

Sipas një deklarate të lëshuar këtë mëngjes nga Benfica, ngjarjet kanë ndodhur ndërsa autobusi po kthehej në qendrën stërvitore Seixal.

Si masë paraprake, lojtarët Julian Weigl dhe Zivkovic u transferuan në Spitalin de Luz me lëndime të ndryshme, megjithëse asnjë prej tyre nuk pati plagë serioze. Klubi i Benficës dënon me forcë ngjarjen dhe kërkon zbulimin e autorëve: “Absolutisht e papranueshme që këto ngjarje të vazhdojnë të kenë vend në shoqëri. Ata nuk janë tifozë të futbollit, ata janë kriminelë”.

Sulmuesit nuk janë identifikuar ende, nuk dihet nëse ata ishin tifozë të Benifcas apo të një skuadre tjetër. Gjermani Weigl ishte gjithashtu në autobusin e Borussia Dortmundit, kur pësoi një sulm terrorist në vitin 2011 përpara një ndeshjeje në Champions League kundër Monacos.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency