Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Sulmoi dhe gjakosi mesfushorin e Fiorentinës, arrestohet tifozi turk

Një episod i pakëndshëm u regjistrua në minutat e fundit të ndeshjes së Conference League mes Sivasspor dhe Fiorentina të luajtur në Turqi. Mesfushori i skuadrës italiane, Alessandro Bianco u godit me grusht nga një prej tifozëve turq që ia doli të futej në fushë. Lojtari i ekipit “vjollcë” pësoi një frakturë në hundë ndërsa pati edhe hemoragji.

Lexo edhe:

Së fundmi, mediat turke bëjnë të ditur se agresori është arrestuar dhe ndaj tij do të nisë një procedim penal. Nga ana tjetër, edhe Bianco do të marrë masa dhe do të vijojë betejën ligjore me tifozin.

Sakaq, për momentin UEFA ende nuk ka marrë masa në dëm të Sivasspor teksa pritet që një dënim të pësojë edhe klubi turk. Sa o takon sfidës, Fiorentina fitoi në Turqi me shifrat 4-1 duke kaluar në çerekfinale aty ku e pret përballja me polakët e Lech Poznan.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...

Euro 2024

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin drejt Gjermani 2024 përballë Polonisë në Varshavë.. Trajneri Sylvinho dhe Sokol Cikalleshi, dolën në konferencën e zakonshme për...