Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmoi seksualisht të renë shqiptare, Robinho mund ta vuajë burgun në Brazil

Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Brazil i hapi rrugë kërkesës së Prokurorisë Publike Italiane për Robinhon për të vuajtur dënimin me nëntë vjet burg në Brazil për përdhunimin e një të reje shqiptare, 23 vjeçe (në atë kohë), në një disko në Milano, në janar 2013, kur ish-sulmuesi luante për Milanin.

Në shtator të vitit 2022, qeveria italiane kërkoi ekstradimin e Robinhos, por kjo kërkesë u refuzua në bazë të nenit 5 të Kushtetutës braziliane, i cili ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.

Lexo edhe:

Javën e kaluar u bë një tjetër kërkesë, sipas Traktatit të Ekstradimit, që Robinho ta vuajë dënimin në vendin e tij, Brazil.

Carlos Frederico Santos, zëvendësprokurori i përgjithshëm i Republikës Federale, u dorëzoi autoriteteve një listë me katër adresa, të gjitha në Santos, ku mund të ishte ish-lojtari.

Çështja tashmë ka marrë formë të prerë në Itali dhe mbrojtja e Robinhos nuk do të jetë më në gjendje të anulojë dënimin, por mund të apelojë dhe të vërë në dyshim mundësinë e vuajtjes në vendin e tij.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...