Angli

“Sulmon një fëmijë dhe sillet normalisht”, mamaja e djalit të sëmurë rikthen çështjen “Ronaldo”

Më datë 10 prill të vitit 2022, një disfatë e Manchester United në transfertë ndaj Everton nervozoi tejmase Cristiano Ronaldon, i cili gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes i përplasi në tokë telefonin një fëmije që kërkonte foton e idhullit të rij. Një episode që mori përmasa të mëdha pasi u zbulua se fëmija ishte i sëmurë me autizëm ndërsa tashmë mamaja e djaloshit të vogël, Sarah Kelly është rikthyer të flasë për këtë temë dhe të akuzojë lojtarin portugez.

“Unë shpresoj që ai të marrë dënimin e merituar, sjellja e tij është e papranueshme. Kjo çështja do të duhej të ishte zgjidhur muaj më parë, djali im e përmend atë episod në çdo ditë. Akoma nuk i është rikthyer telefoni i dëmtuar, kjo gjë më jep bezdi.

Nuk e di si mund të sulmojë një djalosh të vogël dhe të vazhdojë të sillet normalisht. Si mund të flejë natën duke ditur se i ka shkaktuar shqetësime një tifozi të vogël? Na ka telefonuar dhe është ofruar të na takojë, por tha se nuk kishte bërë asgjë të keqe. Kjo nuk ishte kërkesë për falje por ishte ofendim”, u shpreh Sarah Kelly.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency