Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmuan zyrtarin e lartë, ja çfarë rrezikojnë Kokorin dhe Mamaev

Pas një nate të çmendur, e cila kulmoi me agresion ndaj një punonjësi të Ministrisë së Industrisë ruse, futbollistët  Alexandr Kokorin i Zenitit dhe Pavel Mamaev i Krasnodarit u paraqitën në një komisiariat të Moskës e gjenden aktualisht në burg. Sipas mediave lokale, dy lojtarët rrezikojnë një dënim deri në 5 vite, që mund të jetë akoma më i rëndë, pasi, para kësaj ngjarjeje, ata kishin sulmuar edhe shoferin e një prezantueseje të njohur ruse, Olga Ushakova, së bashku me dy persona të tjerë.
Policia bëri të ditur se Kokorin e Mamaev janë në masë arresti dhe mund të qëndrojnë në burg për 48 orët e ardhshme, por gjithsesi është akoma shpejt për të dhënë një vendim përfundimtar. Klubi i Zenitit ka tërhequr fanellën e Kokorin nga dyqani i tyre online, ndërkohë që Krasnodari ka bërë të ditur se Mamaev do të ndëshkohet ashpër me të gjitha mënyrat e lejueshme. Flitet se të dy futbollistët mund të humbasin vendin e tyre në ekipet respektive si dhe do të përjashtohen përjetësisht nga kombëtarja e Rusisë. Të dyja sulmet kanë ndodhur të hënën, një ditë pas ndeshjes mes Zenitit e Krasnodarit, e vlefshme për kampionatin rus.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...