Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Sulmues zone, ka guxim dhe karakter”, klubi spanjoll prezanton Armando Sadikun

Armando Sadiku zyrtarisht me skuadër të re. Sulmuesi i kombëtares shqiptare (38 ndeshje dhe 12 gola) ka firmosur për një vit me FC Cartagena, ekip që garon në divizionin e dytë të futbollit spanjoll.

Në njoftimin e zyrtarizimit të 31-vjeçarit, klubi iberik thekson se në akordin mes palëve është rënë dakord të përfshihet edhe opsioni i zgjatjes së bashkëpunimit deri në vitin 2024 nëse plotësohen disa kushte të caktuara.

Sadiku vjen nga Las Palmas, ekip me të cilin shënoi 6 gola në 26 ndeshje në sezonin e fundit në Segunda Division, ndërkohë që FC Cartagena do të jetë ekipi i katërt iberik në karrierë pas Levante, Malaga dhe Las Palmas.

Futbollisti shqiptar karakterizohet si një lojtar zonë që shquhet për aftësinë e tij për të punuar në të mirë të skuadrës, për guximin dhe karakterin e tij të fortë në fushë”, lexohet në postimin e FC Cartagena.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...