Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Sulmuesi argjentinas blen Birmingham City, formula e veçantë që përdori për të marrë klubin anglez

Pas një sërë negociatash, ditën e sotme, Maxi Lopez dhe Paul Richardson kanë blerë klubin e Birmingham City.

Blerja e klubit anglez nga ish-futbollisti argjentinas dhe biznesmeni Richardson do të finalizohet për dy vjet dhe do të ndahet në dy faza.

Në fazën e parë do të blihen 21% e aksioneve dhe stadiumi, që të dyja së bashku do t’u kushtojnë Lopez dhe partnerit të tij 25 milionë euro.

Ndërsa pjesa tjetër e aksioneve, plot 75% do të blihen në një fazë tjetër dhe për të ish-burri i Wanda Narës dhe biznesmeni Richardson do të paguajnë 10 milionë euro.

Sezonin e fundit skuadra e Birmingham e mbylli në vend të 20-të të Championship-it, ndërsa qëllimi është që skuadra të ngrihet në elitën e futbollit anglez, në Premier League, sa më shpejt që të jetë e mundur.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...