Sulmuesi “dardan”, gol në fitoren me përmbysje të Hajdukut (video)

Hajduki i Splitit fitoi 3-1 përballë skuadrës portugeze Vitoria Guimaraes dhe është një hap larg kualifikimit në “play off”-in e Conference League. Meritë në këtë sukses të skuadrës kroate ka pa dyshim edhe sulmuesi dardan, Ermir Sahiti, që hapi serinë e golave për vendësit në minutën e 67-të, kur miqtë por kryesonin falë finalizimit të Miguel Magas në të 67-tën.
Sahiti u gjend në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë pasi u kthyer fillimisht nga shtylla.
Hajduku më pas shënoi edhe dy gola të tjerë me autorë Melinjak dhe Krovinovic, për të fituar në fund 3-1.
HNK Hajduk Split 1-1 Vitoria SC
67′ Emir Sahiti#UEFA #UECL #ConferenceLeague #EuropaConferenceLeague #UEFAEuropaConferenceLeague #UEFAConferenceLeague #Hajduk #VitóriaSC #AHistóriaDaMinhaVida #Conquistadores pic.twitter.com/fkfpC55sdB
— Footy Eleven (@FootyEleven_) August 4, 2022
