Pasi dështoi me Odoi, Sane e Bergwijn, Bayerni i Mynihut ka gjetur përforcimin e duhur për sulmin. Sulmuesi i ri për krahun e djathtë të repartit do të vijë nga Spanja. Bëhet fjalë për Brais Mendez të Celta Vigos, 22-vjeçarin që impresionoi sezonin e kaluar. Drejtuesit bavarezë synojnë ta konkretizojnë sa më shpejt transferimin e talentit spanjoll për të kompletuar skuadrën e kroatit Kovaç për sezonin e ri, ndërsa me Celta Vigon është arritur akordi për 25 milionë euro pa bonuse.