Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” drejt Sevillas, pranon ulje page

Anthony Martial së shpejti do të jetë futbollist i Sevillas në LaLiga. Sulmuesi francez e ka mbajtur fjalën që i ka dhënë drejtorit sportive të andaluzianëve, Monchi, dhe për çështje kohe do të jetë nën urdhrat e Lopeteguit.

Martial ka pranuar të ulë pagën në mënyrë që të lehtësojë bisedimet mes palëve për huazimin e tij. Marrëveshja me lojtarin është totale, por kanë mbetur edhe disa pengesa të vogla për t’u kaluar.

Përtej afrimit të Martial, te Sevilla janë të shqetësuar për Diego Carlos, që kërkon të transferohet në Premier League te Newcastle. Klubi anglez i ka ofruar një pagë të majme qendërmbrojtësit, por jo shumën që kërkon Sevilla për kartonin e tij. Gjithsesi, palët vijojnë me intensitet bisedimet.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...