Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku është prezantuar te skuadra e re. Elbasanasi ka zgjdhur të vijojë karrierën në Indi aty ku ka firmosur me skuadrën e Mohun Bagan. Ishte vetë klubi indian që nëpërmjet rrjeteve sociale konfirmoi marrëveshjen me 32-vjeçarin, që për herë të parë në karrierën e tij do të provojë një aventurë në Indi.


Ndërkohë, skuadra me të cilën firmosi Sadiku sezonin e kaluar e mbylli në vendin e tretë, por ia doli të shpallej kampione e ISL League nëpërmjet Play-Off-it. Kujtojmë se së fundmi, Sadiku ishte pjesë e Cartagenës në LaLiga 2, ndërsa në 34 ndeshje gjeti edhe tetë herë rrugën e rrjetës.

Lexo edhe:

Tashmë, për sulmuesin nis një aventurë e re me shpresën se do të mund të gjejë vazhdimësinë e duhur për të kontribuar më pas edhe për pjesën e mbetur të eliminatorëve Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë, duke qenë se trajneri Sylvinho e sheh pjesë të planeve të tij.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...