Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmuesi i Realit, në krye të Komitetit të FIFA-s kundër racizmit

Vinicius Junior do të drejtojë një komitet të posaçëm të FIFA-s kundër racizmit, i cili do të përbëhet nga lojtarë që do të propozojnë dënime më të rrepta për sjelljet diskriminuese në futboll.

Këtë e zbuloi për Reuters, këtë të enjte, Gianni Infantino, president i FIFA-s.

“Nuk do të ketë më futboll me racizëm. Ndeshjet duhet të ndërpriten menjëherë kur të ndodhë. Mjaft më!”, tha kreu më i lartë i futbollit pas takimit me Vinicius dhe ekipin brazilian, i cili luan kundër Guinesë në Barcelonë, të shtunën, si pjesë e një fushate kundër racizmit, të udhëhequr nga Shoqata Braziliane e Futbollit (CBF).

Lexo edhe:

Lojtari i Realit të Madridit mori fyerje raciste në ndeshjen që luajti ndaj Valencias në stadiumin Mestalla.

“Kam kërkuar nga Vinicius të drejtojë këtë grup lojtarësh që do të paraqesin dënime më të rrepta kundër racizmit, të cilat më pas do të zbatohen nga të gjitha autoritetet e futbollit në botë. Ne duhet të dëgjojmë lojtarët dhe çfarë kanë nevojë për të punuar në një mjedis më të sigurt. Ne e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë”, tha Infantino.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...