Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmuesi i Shpresës së Shqipërisë gjen golin e tretë në kampionatin kroat (video)

Vjen goli i tretë për sulmuesin e Shpresës së Shqipërisë në elitën e futbollit kroat. Bernard Karrica ka shënuar një nga tre golat e skuadrës së tij, Dragovoljac, në në fitoren 3-1 përballë Shibenikut në ndeshjen hapëse të javës së 32-të të kampionatit.

Ishte fundi i pjesës së parë, më saktë minuta e 43-të, kur sulmuesi 21-vjeçar, i lindur në Gjakovë, në rrëshqitje e sipër i parapriu ndërhyrjes së futbollistit kundërshtar, duke shënuar golin e rezultat të përkohshëm 2-0, i shërbyer nga Bristric. Më herët, për vendësit kishte shënuar me 11-metërsh Majstorovic. Lojtari që zhbllokoi rezultatin realizoi po me 11-metërsh golin e tretë për skuadrën e Karricës, për të ardhur më pas te goli i Marin, po me penallti, që vulosi shifrat përfundimtare 3-1.

Një fitore që ndez një fije shpresë për skuadrën Dragovoljac, që vetëm matematika e mban në lojë për mbijetesë, pasi renditet e fundit me 18 pikë, tetë më pak se Istria 1961. Kujtojmë që Karrica luan te Dragovoljac i huazuar nga Rijeka.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...