Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sulmuesi italian ia hedh paq, pezullohet vetëm në kohë pushimesh

Andrea Pinamonti ia hedh paq. Sulmuesi italian i Sassuolos kishte bërë sherr me oficerin e kontrollit për doping pas ndeshjes me Atalantën dhe ndaj tij ishte hapur një hetim, që është mbyllur me marrëveshje gjatë ditës së sotme.

Kështu futbollisti dhe prokura federale kanë rënë dakord për një pezullim 20-ditor, që në fakt ka një vlerë thuajse zero, pasi ka nisur sot dhe do të përfundojë më 10 dhjetor.

Thënë ndryshe, kohën e pushimit për shkak të Botërorit, Pinamonti do të jetë i pezulluar dhe do të rikthehet normalisht në fushë për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...