Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Sulmuesi italian largohet mes lotësh, mbyll sezonin dhe humb Europianin

Sulmuesi italian largohet mes lotësh, mbyll sezonin dhe humb Europianin
Sulmuesi italian largohet mes lotësh, mbyll sezonin dhe humb Europianin

Lajme mjaft të këqija për Sassuolon, Sulmuesi kryesor i skuadrës, Domenico Berardi u rikthye në fushë vetëm mesditën e sotme, por u largua sërish prej saj, këtë herë nga një dëmtim edhe më i rëndë.

Italiani, që mungonte prej dy muajsh, pësoi një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit, duke u larguar nga fusha mes lotësh dhe me ndihmën e mjekëve.

Natyrisht pritet që sulmuesi të kryejë ekzaminimet mjekësore të hënën, për të mësuar më shumë, por në kampin emilian nuk ka optimizëm.

Lexo edhe:

Berardi do t’i nënshtrohet me siguri operacionit, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur njëkohësisht edhe Kampionatin Europian Gjermani 2024, ku Italia synon të mbrojë titullin kampion.

Lajm dëshpërues për Sassuolon, që do të duhet të tentojë mbijetesën pa futbollistin më cilësor të ekipit, pro edhe për Italinë e Spallettit, që ndonëse me pak alternative cilësore në sulm, humb  një tjetër titullar të Europianit të Anglisë, ku triumfoi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...