Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Piatek i befason të gjithë, “eklipson” edhe Cristiano Ronaldon

Kur janë luajtur 7 javët e parë në Seria A, golashënuesi nuk është as Ronaldo, as Dybala dhe as Immobile, por një futbollist që në fillim të sezonit ishte anonim.

E kemi fjalën për Krzysztof Piatek, i cili ka shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në 6 ndeshje ka arritur të realizojë 8 gola, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha italiane dhe europiane. Numri total i golave të tij shkon në 12 pasi ka shënuar 4 herë edhe në Kupën e Italisë në 59 minutat që u aktivizua ndaj Lecces.

Krzysztof Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njihnin para se t’i bashkohej Genoas, por ai ishte një goleador edhe në Poloni, ku në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovian, shënoi 21 gola.

Tashmë na mbetet të presim sesi do të paraqitet polaku në vazhdim të kampionatit dhe nëse do ta ruajë këtë ritëm edhe në vazhdim, duke i surprizuar të gjithë, e më shumë Ronaldon që erdhi me bujë te Juventusi, por deri tani ka realizuar vetëm 3 gola.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...