Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sulmuesi portugez rikthehet te Milani, shtohen telashet për Leonardon

Fillimi i sezonit ishte “magjik” për sulmuesin portugez Andre Silva, i cili ishte huazuar nga Milani, te skuadra e Sevillas. Sulmuesi arriti të shënojë disa gola, duke u shndërruar në një lider për andaluzianët, ndërsa blerja përfundimtare e tij dukej më se e sigurt.

Megjithatë pas muajit shtator, “agjërimi” u kthye sërish dhe u bë edhe më i rëndë në vitin 2019, kur portugezi ka shënuar vetëm një gol, duke bërë që drejtuesit andaluzianë të ndryshojnë tërësisht mendim.

Kështu klubi i Sevillas ka njoftuar kuqezinjtë se nuk do të ushtrojnë të drejtën e blerjes për 38 milionë Euro, të sulmuesit portugez dhe në verë do ta kthejnë sërish në Milano.

Ky është një lajm i keq për kuqezinjtë, që kishin planifikuar që me ato 38 milionë euro, të blejnë mesfushorin Bakayoko nga Chelsea, ndërsa tashmë Leonardo dhe Gazidis do të kenë një tjetër çështje për t’u zgjidhur në shtëpi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...