Sulmuesi rus Alexandr Kokorin ka zbarkuar gjatë ditës së sotme në Firenze dhe menjëherë ka kryer testet e nevojshme mjekësore, ndërsa nga nesër pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Cesare prandelli, për seancën e parë stërvitore.
Futbollisti 29-vjeçar iu bashkua Fiorentinës, pasi klubi vjollcë vendosi të paguajë rreth 4.5 milionë euro në arkat e rusëve të Spartakut të Moskës, teksa në rrjetet sociale nuk e fshehu kënaqësinë e transferimit në Serinë A.
Aleksandr Kokorin do të veshë fanellën me numër 91 te Fiorentina dhe pritet të marrë një rol të rëndësishëm në majë të sulmit, aty ku Prandelli u ka besuar të rinjve si Vlahovic e Kouame, të cilët nuk kanë bindur shumë me performancat e tyre.
