Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sulmuesi rus “tërbon” italianët me kritikat për gatimin e picës

Pas një eksperience jo fort pozitive te Fiorentina, sulmuesi rus Aleksandr Kokorin është dhënë në huazim te qipriotët e AEL Limasolit, prej ku ka dhënë disa deklarata, duke ngacmuar jo pak italianët.

Futbollisti 31-vjeçar rrëfeu raportet me klubin vjollcë dhe u ankua për cilësinë e picës, duke thënë me bindje se në Rusi dinë t’i bëjnë më mirë se në Itali.

“Te Fiorentina më hoqën menjëherë nga grupi i chat-it të skuadrës, por jo nga ai i ushqimit. Ndoshta presin që unë të porosit sërish ushqim, pasi te Fiorentina duhej të vendosnim një ditë para, mbi atë çfarë donim të konsumonim. Picat nuk i haja asnjëherë me qejf, madje mund t’u them se në Firence ka vetëm 2-3 vende që dinë t’i bëjnë mirë, ndërsa në Rusi të gjithë i bëjnë perfekte”, deklaroi Kokorin.

Sa u përket raporteve me futbollistët e skuadrës, sulmuesi rus pranoi se shkonte mirë me të gjithë, duke zbuluar edhe detaje interesante me uruguaiani Martin Caseres.

“Argjentinasi Gonzales është më shakatori, por edhe Caceres një vit më parë ishte i jashtëzakonshëm. Njëherë më fshehu çelësat e makinës dhe më la gjithë ditën duke i kërkuar, Ndërsa unë për t’u hakmarrë, disa ditë më vonë i hoqa gomat e makinës dhe e vonova për t’u kthyer në shtëpi”, tha Kokorin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...