Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sulmuesi serb i vë fajin kohës për dështimin te Real Madrid: “Shpërtheu” edhe Benzema!

Luka Jovic ishte pjesë e Real Madrid në sezonin 2021-2022, megjithatë serbi i transferuar nga Eintracht Frankfurt dështoi të impresiononte në La Liga ndërsa tashmë aktivizohet me Fiorentinën në Itali. Së fundmi, sulmuesi është rikthyer të flasë për kohën e tij tek spanjollët ndërsa shprehet se një nga arsyet pse dështoi tek Los Blancos, ishte koha, pasi në atë moment shpërtheu Karim Benzema dhe francezi i mbylli të gjitha hapësirat për të.

“Aventura te Real Madrid ishte e bukur për aq sa zgjati. Ishte një eksperiencë e madhe për mua dhe ishte një nder të luaja për një nga klubet më të mëdha në botë.

Mendoj se u transferova pak shpejt te Reali, pastaj erdhi edhe momenti i Benzema. Ai shpërtheu dhe e fitoj me meritë Topin e Artë. Unë isha i pafat, ishte COVID-i, më pas një dëmtim, por mbetet me siguri një eksperiencë shumë e vlefshme”, u shpreh Jovic.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...