Aventura e Aristidi Kolaj te Alessandria ka përfunduar pas vetëm një sezoni, me sulmuesin 23-vjeçar që është transferuar zyrtarisht te Pescara, skuadër që militon në Serinë C dhe këtë sezon ka si objektiv ngjitjen një kategori më lart.
Ka qenë vetë klubi i Pescarës që ka njoftuar akordin për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar shqiptar, për kartonin e të cilit ka paguar 100 mijë euro dhe ka huazuar te Alessandria për një sezon Luca Lombardin.
Aristidi Kolaj është rritur te të rinjtë e Sassuolos dhe numëron disa ndeshje me ekipin e Shpresave të Kombëtares Shqiptare, megjithatë nuk e ka bërë ende hapin e madh në karrierë, për të luajtur në nivele të larta.
