Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Suning heq dorë nga shitja e Interit, tani kërkon partner minorance

Grupi kinez Suning ka vendosur të mos shesë Interin. Lajmin e ka dhënë gazetari i ‘The Guardian”, Ben Jacobs, i cili prej muajsh ndjek zhvillimet e negociatave mes Suning dhe fondeve të interesuara për të blerë aksionet e klubit zikaltër.

“Burime shumë serioze pranë Suning më kanë konfirmuar se nuk kanë më dëshirë të shesin të gjitha apo shumicën e aksioneve të klubit, megjithatë mbeten të interesuar të afrojnë një partner minorance, për të bërë më solide gjendjen financiare”, shkroi Jacobs.

Sipas gazetarit anglez, gjasat për të fituar titullin kampion, por edhe të ardhurat që mund të garantojë krijimi i Superligës, kanë bërë që kinezët e Suning të heqin dorë njëherë e mirë nga ideja për shitjen e të gjithë aksioneve.

Tashmë presidenti zikaltër Stiven Zhang pritet të mbërrijë në Milano dhe të vërë në zbatim një projekt të ri, teksa nuk përjashtohet afrimi I një partneri në minorancë, për të shlyer borxhin e marrë nga Goldman Sachs dhe për të rikthyer stabilitetin ekonomik.

Ky është një lajm i mirë edhe për të gjithë tifozët zikaltër, duke qenë se prej muajsh e ardhmja e klubit ishte e pasigurt, pasi Suning negocioi me disa funde të mëdha botërore për shitjen e aksioneve, por pa arritur një marrëveshje konkrete.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...