Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Super Bayern”, përulësia e Mane: Çdo ditë mund të përmirësohem, jam lojtar ekipi

Sadio Mane është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe një person i rrallë. Senegalezi i dha fund aventurës 6-vjeçare me Liverpoolin në verë dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Bayern Munchen.

Sulmuesi është përshtatur për mrekulli tek ekipi i Nagelsmann dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 11 gola dhe 3 asiste në gjithë kompeticionet.

Fitorja 6-2 ndaj Mainz, aty ku regjistroi një gol dhe dy asiste, ka ngjitur bavarezët përkohësisht në krye të renditjes, ndërkohë që Mane vijon të shfaqet i përulur dhe modest.

Edhe pse ka 30 vite mbi supe, goleadori afrikan deklaroi për Kicker se ai gjithmonë tenton të përmirësohet dhe të rrisë rendimentin e tij. “Unë jam një lojtar që punon për ekipin.

Gjithmonë përpiqem të shënoj, dhuroj asiste dhe të fitoj ndeshje. Por, unë e di që mund të përmirësohem gjithmonë, në çdo aspekt, mund të jap edhe më shumë nga vetja.

Mendoj se mund të përmirësohem ende shumë në lojën time, në të dy fazat e lojës: si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Si skuadër jemi në rrugën e duhur, javët e fundit kanë qenë shumë pozitive për ne, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe të jemi të përqendruar”, deklaroi Sadio Mane.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....