Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Super Chiesa, Italia U-21 “trondit” Spanjën!

Italia e 21-vjeçarëve konfirmohet si një nga skuadrat favorite për të fituar kampionatin europian të kësaj grupmoshe. Të kaltrit e nisën me këmbën e mbarë kompeticionin pasi mposhtën 3-1 me përmbysje një tjetër skuadër favorite si Spanja duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit në gjysmëfinale. Italia e Di Biaggos u ngjit në krye të grupit A, edhe pse e nisi në malore sfidën në stadiumin Renato Dall’Ara të Bolognas i cili ishte mbushur plot e për plot nga fansat e zjarrtë të të kaltërve. Shumë mesfushori i Realit të Madridit Dani Ceballos i dha avantazhin La Rojas me një supergol nga distanca. Gjithsesi reagimi i italianëve nuk mungoi për meritë edhe të yllit të skuadrës Federico Chiesa  q ë në të 36-ën shpiku një gol nga hiçi duke barazuar shifrat. Pas pushimit Italia hyri më e vendosur në fushë dhe e kërkoi më shumë fitoren. Të kaltrit gjetën golin e dytë me Chiesën në të 64-ën, ndërsa fitoren e vulosi pak para fundit me një gol me penallti të fituar nga vetë ai, mesfushori i Romës, Lorenzo Pellegrini.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...