Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Super Ferrari, pole position i Vettel në Kanada!

Buzëqesh më në fund Ferrari. Sebastian Vettel do të niset nga pole-position në garën e kësaj të diele në Montreal të Kanadasë. Kokëkuqja konfirmoi momentin pozitiv që shfaqi në provat e lira, me Vettel që regjistroi kohën më të shpejtë edhe në provat zyrtare. 1 minutë 10 sekonda e 240 të mijtat ishte xhiroja rekord e Vettel që la pas rivalin e tij të madh anglezin Leëis Hamilton me 2 të dhjetat e sekondës më pak. Nga vendi i tretë në Kanada do të niset Charles Leclerc me Ferrarin tjetër, ndërkohë që Daniel Ricciardo me Renault edhe pse zhvilloi prova të shkëlqyera nuk shkoi më shumë se vendi i 4-t. Zhgënjeu Valteri Bottas që do ta startojë garën nga vendi i 6-të, ndërkohë që shumë më keq shkuan gjërat për Max Verstappen i cili u pozicionua i 11-ti.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...