Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Super Ibrahimovic, Milani e nis sezonin me fitore!

Milani i Stefano Piolit e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri të Serie A duke marrë suksesin e parë dhe tre pikët e para. Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin e pastër 2-0 Bolognan e Sinisa Mihajlovic në një sfidë ku liderin e vërtetë të kuqezinjëve e bëri i përhershmi Zlatan Ibrahimovic. Edhe pse pas disa ditësh do të mbushë 39-vjeç Zlatan nuk ndalet së shënuari duke realizuar dy herë për Milanin. Fillim më të mirë në kampionat nuk mund të kishte për bomberin suedez i cili shënoi nga një gol për çdo pjesë. Në fraksionin e parë Ibra i shërbyer nga Theo Hernandez arriti të mposhte me një goditje të bukur me kokë Skorupskin në minutën e 35-të. Në të 52-ën Bennacer fitoi një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol sërish Ibrahimovic. Bologna u përpoq të reagonte por shtylla i tha jo golit të Santander ndërsa e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 88-të Dijks mori kartonin e dytë të verdhë. Fillimi mirë është gjysma e punës me Milanin që në këtë sezon ka objektiv kryesor kualifikimin në Champions League.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...