Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Super-kompjuteri shpall Man. City-n kampion, ja parashikimi i renditjes për sezonin e ri

Premier League do të ngrejë siparin sot në orën 13:30 me përballjen Arsenal-Fulham, ndërsa ky pritet të jetë një nga sezonet më të rivalizuara për titullin kampion, sepse krahas Liverpoolit e Manchester City-t, edhe Chelsea e Manchester United kanë investuar për të krijuar një skuadër konkurruese.

Megjithatë siç është bërë traditë tashmë, një super-kompjuter ka analizuar të dhënat e marra mbi futbollistët, skuadrat, kalendarin, etj., dhe ka bërë parashikimet për renditjen finale të sezonit 2020-2021.

Kështu super-kompjuteri ka shpallur kampion Manchester City-n e Pep Guardiolës, pasi ka parashikuar që ata do të grumbullojnë 88 pikë, ndërsa në vendin e dytë ka parashikuar Liverpoolin e Jurgen Klopp, me 81 pikë, plot 18 më pak se sezoni që lamë pas.

Katërshja e parë pritet të kompletohet nga Manchester United dhe Chelsea, ndërsa sipas super-kompjuterit, Tottenham i Mourinhos do të renditet i pesti, Arsenali në vendin e shtatë dhe Evertoni në vendin e 9.

Sa i përket zonës së ftohtë të renditjes, super-kompjuteri është treguar “i pamëshirshëm” me skuadrat e sapo-ngjitura në elitë, pasi ka parashikuar rënien e të trejave (Fulham, Leeds, West Brom) sërish një kategori më poshtë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...