Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Super Messi, 2 gola dhe 1 asist për të eliminuar Chelsea-in

Lionel Messi në versionin e tij më të mirë kualifikon në çerekfinalet e Uefa Champions League, Barcelonën. Blaugranat janë skuadra e fundit që sigurojnë një biletë për në ruandin e 8-të më të mirave të këtij kompeticioni pas mposhtën 3-0 Chelsea-in, për meritë të yllit argjentinas. Ishte Messi që i dhuroi atë barazim të çmuar 1-1 skuadrës së Ernesto Valverdes, 3 javë më parë në Stamford Bridge dhe ishte sërish Messi ai që bëri ligjin në Camp Nou me magjitë dhe shpikjet e tij. Pa u mbushur ende 3 minuta lojë, Messi shtangu Courtois nga një pozicion i prirët duke finalizuar një aksion të bukur të Barcelonës. Në të 20-ën arriti më në fund të zhbllokohej edhe talenti Dembele që mposhti me një goditje të fortë Courtois pas një asisti perfekt të 5-herë fituesit të Topit të Artë, i cili rikuperoi vetë një top në mesfushë dhe më pas vallëzoi mes mbrojtësve të Bluve të Londrës për t’i servirur francezit golin e 2-0. Në fundin e pjesës së parë Chelsea pati disa mundësi të mira për të rihapur sfidën por Kante shpërdoroi përpara Ter Stegenit ndërsa Markos Alonso u ndal nga shtylla. Në momentin më të mirë të skuadrës së Contes në skenë u shfaq sërish Messi me argjentinasin që në minutën e 63-të, shënoi edhe golin e tretë dhe të 100-in për të në Champions League duke vulosur kualifikimin e Barcelonës dhe kapitullimin e Chelsea-it. Miqtë në fund goditën traversën me Rudiger por pa mundur të gjejnë dot qoftë edhe një gol në këtë takim.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...