Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

“Super mundësi”, dy trajneret e reja vlerësojnë “Football Coaching Course”

Kursi i radhës “Football Coaching Course” për trajnere vajza, që organizohet në bashkëpunim mes FSHF-së dhe Federatës Norvegjeze të Futbollit, vijon që prej ditës së martë me pjesëmarrjen e shumë vajzave që synojnë të trajnojnë skuadra të moshave të vogla në komunitetet ku jetojnë.

Kursi është i financuar nga qeveria norvegjeze për trajneret vajza, me qëllim rritjen e cilësisë dhe numrit të tyre në futboll, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në 5 shtete te tjera të Ballkanit.

“Football Coaching Course” po zhvillohet në Durrës për 4 ditë me radhë, ku janë të gërshetuara pjesa teorike me atë praktike, ndërsa vajzat pjesëmarrëse marrin një certifikatë që vlen për licencën e trajnerit të nivelit C.

Kjo licencë lëshohet nga Federata Shqiptare e Futbollit pas përfundimit të kursit, teksa me përfundimin e kursit çdo vajzë pjesëmarrëse merr falas një bazë materiale të dhuruar nga Federata Norvegjeze, teksa bëhet edhe Ambasadore e Futbollit të Vajzave në zonën apo qytetin ku jeton.

Dy nga vajzat pjesëmarrëse në këtë kurs duke folur për Fshf.org kanë dhënë edhe për përshtypjet e tyre të para për këtë kurs, ndërsa e kanë cilësuar si një mundësi mjaft të mirë për të mësuar bazat e trajnimit të skuadrave të futbollit për vajzat e vogla.

Unë jam shumë e apasionuar me futbollin dhe kjo mundësi fantastike që na është dhënë për të mësuar se di të trajnojmë vajzat e vogla në futboll është diçka shumë e bukur. E quaj veten me fat jam pjesë e këtij kursi.

Unë synoj që të punoj si trajnere vullnetare në Fshatin SOS shumë shpejt dhe një arsyeja që jam këtu është që të marr njohuritë e duhura nëpërmjet këtij kursi për të trajnuar sa më mirë fëmijët. Këtu po marrin bazat e trajnimit në futboll, që është edhe pikënisja për të gjithë”, u shpreh Mikela Kakeli.

Ndërsa, pjesëmarrësja tjetër Antigona Hyska thekson se kjo iniciativë është një nxitje shumë e madhe për të zhvilluar futbollin e vajzave dhe për të punuar me ekip e moshave të vogla.

Është kënaqësi të marr pjesë në këtë kurs me instruktorë të Federatës Norvegjeze që po na mëson shumë mirë se si të trajnojmë vajzat nga mosha 7, 9, 10, 11 dhe 12 vjeç. Jam shumë e lumtur që po punoj me këtë staf dhe me këtë grup shumë të mirë dhe mendoj se është një eksperiencë shumë e vlefshme për ne pjesëmarrëset.

Unë jam trajnere e një ekipi futbolli U-12 vajzash dhe jam e bindur që ky kurs do të jetë mjaft i vlefshëm për mua. Patjetër na ndihmon shumë kjo mbështetje që po i jepet futbollit të femrave nga FSHF dhe mendoj se i jep më shumë nxitje vajzave që në rolin e trajneres të hapin dhe të krijojnë sa më shumë ekipe në Shqipëri për moshat e vogla”, deklaroi Hyska.

Në këtë edicion marrin pjesë vajza që aktualisht luajnë futboll në nivel klubesh e të cilat janë njëkohësisht të angazhuara edhe në drejtimin e seancave stërvitore për ekipe fëmijësh, studente të Universitetit të Sporteve si edhe mësuese të edukimit fizik nga e gjithë Shqipëria. /fshf.org

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...