Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Super Shkëndija, mposht Vardarin me rezultat tenistik!

Vardari i Shkupit është shumë i “vogël” për Shkëndijën e Tetovës. Kuqezinjtë “shpartalluan” kryeqytetasit për të dytën herë në këtë sezon duke fituar me rezultatin tenistik 6-1 brenda në Shkup. Një fitore e merituar e skuadrës së Ernest Gjokës e tretë në këtë sezon në përballjet ndaj Vardarit që e mban në krye të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut me 7 pikë avantazh nga skuadra tjetër shqiptare Shkupi që gjithashtu bëri detyrën në transfertën ndaj Sileks duke fituar me rezultatin 1-3.

U duk sikur do të ishte një ndeshje e vështirë për Shkëndijën kur Mirchevski kaloi Vardarin në epërsi pas 11 minutash lojë, por kuqezinjtë tetovarë treguan të gjithë forcën e tyre që në fraksionin e parë, teksa fillimisht në minutën e 27-të barazuan shifrat me mesfushorin 20-vjeçar Florent Ramadani ndërkohë që në të 34-ën gjetën edhe epërsinë me një gol me penallti të Besart Ibraimit. Ky i fundit realizoi edhe golin e dytë personal në fillimin e pjesës së dytë duke hipotekuar fitoren e Shkëndijës që gjeti edhe 3 gola të tjerë me Lupçe Doriev, ish-sulmuesin e Teutës Rubin Hebaj që realizoi golin e 5-të dhe të parin në kampionat me skuadrën e Gjokës, ndërsa vulën e tij në këtë fitore tenistike e vuri edhe sulmuesi 16-vjeçar Dashmir Elezi.  Pas 24 javësh Shkëndija kryeson kampionatin e Maqedonisë së Veriut me 53 pikë, 7 më shumë se Shkupi, dhe 9 javë para fundit të sezonit, titulli është më afër se kurrë për skuadrën e Ernest Gjokës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...