SuperSport siguron transmetimin e të tjera eliminatoreve të klubeve shqiptare

Gjilani dhe Liepaja do të ndeshen sot në orën 20:00 për takimin e parë kualifikues të raundit të parë të Conference League, me sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” do të transmetohet ekskluzivisht në SuperSport 4 e SuperSport 1 Kosovë.
Ndërkohë SuperSport ka siguruar edhe ekskluzivitetin e ndeshjes së kthimit mes këtyre dy skuadrave, që është planifikuar të luhet më 14 korrik në “Daugavas Stadion”, në Letoni.
Jo vetëm kaq, pasi SuperSport do të transmetojë ekskluzivisht edhe ndeshjen e kthimit midis Ballkanit dhe Zalgiris, e vlefshme për raundin e parë të Champions League. Takimi i parë mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, me golin që për kampionët e Kosovës e realizoi Nazmi Gripshi.
Ndërsa takimi Zalgiris-Ballkani është planifikuar të zhvillohet më 12 korrik dhe do të mund ta ndiqni vetëm në SuperSport, ashtu si sfidën e kthimit mes Tiranës dhe Dudelange.
Kalendari:
