Kategoria Superiore

Super-sulmuesi i Flamurtarit vjen nga Kazakistani

Super-sulmuesi i Flamurtarit do të vijë nga Kazakistani. Quhet Muarem Muarem, është 29-vjeçar dhe prej vitesh luan në nivele të larta. Në sezonin aktual mbron ngjyrat e Aktobes në Premier Ligën kazake. Supersport mëson se Muarem Muarem është lojtari shumë i shtrenjtë që administratori i vlonjatëve Sinan Idrizi ka këmbëngulur ta vendosë në dispozicion të Shpëtim Duros. Sipas fjalëve të trajnerit gjatë emisionit “Gol pas Goli”, mbyllja e marrëveshjes është çështje orësh dhe zyrtarizimi pritet prej kësaj të diele.

“Kam afruar një sulmues, ndërsa duam lojtarë krahu të shpejtë dhe teknikë për të zgjidhur situatat, mbi të gjitha në ndeshjet në Vlorë. Të dielën afrojmë një super-futbollist, një lojtar që është mjaft i shtrenjtë. Ka qenë administratori Idrizi ai që ka ngulmuar të afrojmë një lojtar të tillë”, tha Duro.

I lindur në Shkup të Maqedonisë, nga prindër me origjinë turke, Muarem Muarem e ka nisur karrierën te Rabotniçki, ndërsa ka mbrojtur 2 herë edhe ngjyrat e Karabakut në Azerbajxhan. Në aventurën e parë luajti 3 sezone, nga viti 2012 deri më 2015-ën, ku realizoi 17 gola në 99 ndeshje. Më pas një eksperiencë e shkurtër në Turqi te Eskişehirspor, për t’u rikthyer te Karabaku, ku fitoi titullin kampion i Azerbajxhanit në vitet 2016 dhe 2017, duke regjistruar 37 ndeshje dhe 6 gola të realizuar.

Lojtari mund të luajë në të 2 krahët e fazës ofensive, por edhe si sulmues i dytë, edhe pse pozicioni i tij i preferuar është nga e majta, ku rrezikon portën duke shfrytëzuar inkursionet në qendër. Në arenën ndërkombëtare, Muarem Muarem ka përfaqësuar Maqedoninë me të gjitha skuadrat e moshave, ndërsa numëron edhe 3 ndeshje me përfaqësuesen e parë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency