Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Super Zhdrella, Llapi i rimerr vendin e parë Prishtinës

Dygolëshi i Mentor Zhdrellës dhe finalizimet e Dakut dhe Zeqirit në pjesën dytë i dhanë një fitore me shumë vlera Llapit përballë Vllaznisë së Pozheranit. 4-1 u mbyll kjo sfidë, që u jep mundësi llapjanëve t’i rimarrin vendin e parë Prishtinës, e cila të shtunën kishte mposhtur 3-1 Flamurtarin. Në fakt, ndeshja nisi keq për Llapin, që u ndëshkua që në minutën e 12-të nga Alidemaj, ndërsa reagimi erdhi në pjesën e dytë me Zhdrellën që realizoi dy gola të njëpasnjëshëm, për t’u hapur rrugë edhe finalizimeve të dyshes Daku – Zeqiri.

Drita e Gjilanit bëri detyrën në shtëpinë e saj, teksa iu imponua me rezultatin 2-0 Besës së Pejës. Autorë të golave për vendasit ishin Rexha dhe Shabani në minutat 68 dhe 79.

“Bie” më në fund Liria e Prizrenit, që drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Prizrenasit dolën pa pikë nga fusha e Trepca ’89, pasi u ndëshkuan nga Idrizi në minutën e 55-të dhe Hasani në kohën shtesë.

Vëllaznimi nuk mundi të merrte më shumë se një pikë ndaj Drenicës, që mundi të barazonte 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt me Berishën, teksa në fund të pjesës së parë kishte gjetur rrjetën Zeneli.

 

Vala Superliga (java 13)

Drita – Besa Pejë                             2-0

Llapi – Vllaznia Pozheran              4-1

Trepca 89 – Liria                             2-0

Vëllaznimi – Drenica                     1-1

Prishtina – Flamurtari                   3-1

Feronikeli – Gjilani                         (e hënë, ora 13:00)

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...