Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Supergol dhe Samba, Vllaznia feston rikthimin me fitore

Rikthimi në Superiore i Vllaznisë u “nderua” me një gol spektakolar të mesfushorit brazilian Hygo, i cili shënoi nga distanca dhe u dha 3 pikë mjaft të vlefshme shkodranëve, në ndeshjen e parë të sezonit përballë Laçit.

Sfida nisi me shkodranët kërkues që në minutat e para, teksa kërcënimi i parë erdhi nga një ish i Laçit, Ndriçim Shtubina, që doli i lirë në zonë dhe gjuajti, por topi u devijua nga kapiteni Gjoni, në goditje këndi.

Minutat në vijim u karakterizuan nga gabime të shumta në pasime, nga ana e të dy skuadrave, ndërsa për të parë shkëndijën e radhës, u desh të vinte minuta e 40’, kur Arsid Kruja testoi aftësitë e Stazhillës me një goditje nga distanca.

Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, shkodranët fituan një goditje nga këndi dhe krosimi i Krujës u largua nga mbrojtja e Laçit, por topi shkoi në këmbët e brazilianit Hygo, i cili lëshoi një goditje fantastike nga distanca, për të shënuar golin e avantazhit.

Kaq mjaftoi që stadiumi “Loro Boriçi” të shpërthente në festë, ndërsa braziliani dhuroi edhe një kërcim të shkurtër samba për të pranishmit, duke qenë se gjeti golin që në debutim me fanellën kuqeblu të Vllaznisë.

Pjesa e dytë nisi e qetë, ndërsa me kalimin e minutave, Laçi zhvendosi lojën në sulm dhe arriti të krijojë 2-3 mundësi të mira shënimi, por herë për faj të sulmuesve dhe herë për meritë të Sherrit, topi nuk shkoi në rrjetë.

Nga ana tjetër, shkodranët iu falën freskisë së sulmuesit Silvio Zogaj, i cili udhëhiqte të gjithë kundërsulmet dhe fitoi disa faulle të rëndësishme, që ndihmonin në uljen e ritmit dhe kalimin e minutave.

Vërshëllima finale e gjyqtarit Andi Koçi la në fuqi rezultatin minimal 1-0 për Vllazninë, që rikthehet me këmbën e mbarë në Superiore dhe e nis sezonin me një 3-pikësh me mjaft vlera, përballë një kundërshtari aspak komod.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...