Kategoria Superiore

Supergol i Mazrekajt, Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull!

Laçi i Shpëtim Duros shtang Tiranën brenda në kryeqytet dhe fut zyrtarisht në krizë bardheblutë. Një supergol i Mentor Mazrekajt nga një goditje standarte në minutën e 72-të i dha tre pikët ekipit kurbinas dhe largoi gjithnjë e më shumë me kreun e renditjes Tiranën që tashmë e sheh veten -16 pikë larg Vllaznisë kryesuese dhe më shumë sesa për të mbrojtur titullin duhet të ketë kujdes nga rreziku i ndjekësve që vinë nga pas. Bardheblutë morën një goditje të dyfishtë në këtë duel pasi pak minuta para fillimit të sfidës trajneri Nevil Dede pas një bisede që pati me presidentin Refik Halili braktisi stolin e Tiranës ndërsa më pas erdhi edhe humbja në fushë me rezultatin minimal 0-1.

Ndeshja në fakt nisi mirë për Tiranën që vetëm pas disa sekondash kishte shansin për të kaluar në avantazh por Ernest Muçi i vetëm përballë Sherrit u ndal nga portieri i kurbinasve. Pjesa e parë në përgjithësi foli më shumë për Tiranën por edhe Laçi pati dy mundësi të mira me Mustën dhe Deliun. Në fraksionin e dytë Tirana që në këtë sfidë drejtohej nga Tefik Osmani ndjeu lodhjen dhe i lejoi më shumë terren skuadrës së Duros. Laçi ishte më mirë psikologjikisht se bardheblutë dhe falë një Mazrekaj në superformë që gjeti atë gol fantastik në minutën e 72-të, arriti të merrte tre pikë të arta që e ngjitën në kuotën e 24 pikëve në vendin e 4-t të renditjes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency