Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Supergol i Sadikut, por Malaga nuk fiton!

Mirandes i sjell fat Armando Sadikut. Ndaj kësaj skuadre në fazën e parë, bomberi shqiptar shënoi golin e tij të parë me fanellën e Malagas dhe sërish ndaj Mirandes arriti të gjente golin e tij të 8-të sezonal duke u zhbllokuar pas një periudhe 3-javore pa gol. Ishte finalizim vërtet spektakolar i Armando Sadikut në minutën e 65-të, një gol që i çoi shifrat në 2-1 në favor të Malagas ndaj Mirandes. Sadiku shfrytëzoi një krosim nga krahu i djathtë i sulmit të andaluzianëve dhe me një goditje të menjëhershme me kthesë realizoi një gol fantastik. Megjithatë finalizimi i Sadikut nuk i mjaftoi Malagas që barazoi 2-2 ndaj Mirandes një ndeshje të cilën Keidi Bare e ndoqi sërish nga tribuna për shkak të një dëmtimi.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...