Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiore, java e pestë solli gola dhe spektakël

Pushimet e kushtëzuara nga ndeshjet e kombëtareve duket se u kanë bërë mirë ekipeve të Superiores, që me rikthimin në fushë kanë treguar më tepër freski dhe më shumë produktivitet përpara portës. Java e pestë prodhoi më shumë gola në këtë fillim kampionati, plot 13, dhe Lushnja ishte i vetmi ekip që nuk mundi të shënonte. Për më tepër, të mëdhatë, këtë here, përmbushën pritshmëritë, me Skënderbeun, Kukësin e Partizanin që fituan takimet e tyre dhe pse jo pa vështirësi. Java e pestë solli gjithashtu dhe golin e parë sezonal të Partizanit me autor Trashin e bashkë me të dhe fitoren e parë në shtëpinë e të kuqve. Gjithashtu ishte java me më shumë 11-metërsha të akorduar në total, plot pesë të tillë, ndërsa dhe kartonët e kuq ishin të shumtë, po pesë, me Teutën që ishte ekipi më i ndëshkuar, teksa pa dy lojtarë të linin fushën e lojës në sfidën me Partizanin. Gjithashtu, për herë të parë, patëm 3 fitore të ekipeve udhëtuese, pasi përvec të kuqve, në transfertë fituan Kukësi e Kamza, që në fakt rezultoi surpriza e kësaj jave, duke mundur 2-1 në transfertë Luftëtarin. Njëkohësisht kjo javë dhuroi dhe numrin më të madh të golave për ekipet udhëtuese: 8 të shënuar nga skuadrat mike dhe vetëm pesë nga vendaset, ku Laci ishte i vetmi ekip që nuk bëri rezultat në transfertë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...