Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Superiore, protagonistët me valixhe në duar!

Shumë prej protagonistëve të edicionit të kaluar janë ende me valixhe në duar, diçka e pazakontë kjo në vitet e fundit në këtë periudhë merkatoje në Superiore. Kjo ka të bëjë me dënimin e Skënderbeut por edhe situatën kaotike tek Vllaznia pas rënies nga kategoria. Osmani, Muzaka dhe Mici ende nuk kanë vendosur se ku do të vijojnë karrierën e tyre. Në Korçë presin të bashkohen me ekipin, ndërkohë që ish trajneri Ilir Daja i mirëpret krahëhapur në Vlorë tek Flamurtari. Reginaldo ishte protagonist tek Laçi, por aventura e tij me kurbinasit është mbyllur me emrin e tij të lakuar tek disa skuadra këtë periudhë. Simboli i Partizanit në sezonet e fundit, ish kapiteni Idriz Batha ende nuk e ka bërë të qartë të ardhmen e tij, me Larisën që prishi në çastet e fundit marëveshjen për afrimin e tij. Flamurtari është një alternativë edhe për të, për të marë në dorë çelsat e mesfushës. Në Vlorë nuk ka vetëm emra që mund të vijnë pasi shumë prej protagonistëve të edicionit të shkuar i kanë dhënë ose po i japin lamtumirën ambientit kuqezi. Bicaj, Veliu, Kamara, Sidibe dhe Danilo Alves ende nuk kanë vendosur se ku do të vijojë karriera e tyre. Ndërkohë që Vllaznia është supermarketi më i mirë në këto momente. Eraldo Çinari është larguar ndërsa në gjurmët e tij duken me radhë Pjeshka, Berisha, Vucaj, Lika dhe Tafili, por pa harruar edhe shumë prej protagonistëve të tjerë si Gocaj apo Gurishta. Kaq shumë emra për të ndërtuar jo një por dy skuadra edhe pse koha shtrëngon me sezonin që është shumë pranë startit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...