Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Superiore/ Skënderbeu mposht kampionët në shtëpi, Partizani ‘shterpë’

Skënderbeu ka dalë triumfues nga super-sfida e javës së katërt në Kategorinë Superiore, duke mposhtur 1-2 kampionët në fuqi të Kukësit, në një sfidë të vendosur nga dy 11-metërsha. I pari që kaloi në avantazh, ishte ekipi korçar me anë të Bruno Ditës, në minutën e 30, por reagimi i kuksianëve nuk mungoi dhe pas vetëm 6 minutash rezultati u kthye në baraspeshë. Elis Bakaj ishte ai që barazoi takimin me një 11 metërsh shumë të diskutueshëm, të vërshëllyer nga arbitri Meta, që riktheu edhe njëherë ‘fantazmat’ e sfidës së sezonit të kaluar.

Me këtë rezultat ekipet iu drejtuan dhomave të zhveshjes, ndërsa i dyluftuar ishte edhe 45-minutshi i dytë, gjatë të cilit ishte sërish një 11-metërsh i fituar nga Muzaka, ai që bëri diferencën. Penalltinë e mori përsipër ta ekzekutonte Sabien Lilaj, i cili nuk gaboi dhe i dha fitoren skuadrës korçare. Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet i vetëm në krye të renditjes së Superiores, me 10 pikë, i ndjekur nga Kukësi, Flamurtari e Teuta, me nga 7 pikë secila.

Partizani dështoi sërish të dërgojë topin në rrjetë, edhe pse sot kishte përballë ekipin ndoshta më modest të Superiores, Lushnjën. Të kuqtë nuk shkuan më tepër se një barazim pa gola, në takimin e fundit të javës së katërt, luajtur në ‘Selman Stërmasi’. Dy ekipet ndajnë kështu vendin e fundit, me nga 2 pikë secila, me një ndryshim të vetëm, që lushnjarët kanë arritur të shënojnë gol.

Ardhja e Moxhit në krye të klubit dhe caktimi i një trajneri italian në drejtimin e të kuqve u prit shumë mirë nga tifozët e Partizanit, shpresat e të cilëve për një titull, aq shumë të munguar, u rritën ndjeshëm. Por ajo çfarë është parë në fushë këto 4 ndeshje është një Partizan që prodhon lojë, por që nuk arrin të shënojë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...