Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kampionati U21

Superiore U-21/ Festë në Ballsh, Bylisi U-21 fiton titullin kampion

Bylis U-21 është shpallur kampion i Kategorisë Superiore U-21 për edicionin 2021-2022, duke u renditur i pari në përfundim të këtij sezoni. Ekipi mallakastriot e mbylli sezonin me 70 pikë të grumbulluara pas 28 ndeshjesh, duke fituar titullin e dytë kampion radhazi për këtë grup-moshë.

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi edhe ceremoninë e titulli, ku trajneri i kombëtares U-20, Iljas Haxhiraj i dorëzoi trofeun e kampionit dhe medaljet lojtarëve dhe stafin teknik .

Kategoria Superiore U-21 mbylli kësisoj me sukses edicionin e dytë si një ndër risitë e rëndësishme të Federatës Shqiptare të Futbollit të viteve të fundit dhe një projekt me vlera për futbollin e të rinjve.

Përmes këtij kampionati lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, të kenë shanse të aktivizohen sa më shumë me ekipet e 21-vjeçarëve.

Edhe për klubet që kanë shumë lojtarë që vijnë nga akademitë është një mundësi e mirë për të pasur futbollistë që aktivizohen me ekipet U-21 dhe mund të jenë të gatshëm në çdo moment për të luajtur me ekipet e të rriturve.

Në këtë edicion të kampionatit morën pjesë 13 skuadra, ndërsa në vendin e dytë u rendit KF Vllaznia U-21 dhe në të tretin Dinamo.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...